Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, të enjten ka deklaruar se infrastruktura e futbollit në Kosovë po përjeton investimin më të madh ndonjëherë, me projekte të shumta të përfunduara dhe të tjera në faza të avancuara të realizimit.
I parit i sportit në vendin tonë, përmes një postim në Facebook, theksoi rëndësinë e këtyre investimeve për të ardhmen e sportit dhe për zhvillimin e vendit në nivel ndërkombëtar.
“Asnjëherë më parë nuk është investuar kaq shumë dhe kaq seriozisht në infrastrukturën e futbollit në vendin tonë. Po ndërtojmë infrastrukturë moderne që u shërben brezave të rinj, klubeve vendore, përfaqësueses sonë dhe ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare, si Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’”, ka shkruar ministri Çeku.
Stadiumet e përfunduar dhe në realizim: Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, stadiumi i qytetit në Shtime, stadiumi i qytetit në Gjakovë, stadiumi i Gjilanit, stadiumi i Hogoshtit në Kamenicë, stadiumet ndihmëse në Komoran në Bërnicë, Gjilan, Raushiq dhe Studençan.
Në procedurë: stadiumi “Shahin Haxhiislami” në Pejë, stadiumi i qytetit në Ferizaj, stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren, stadiumi i qytetit në Rahovec, stadiumi “Ferki Aliu” në Vushtrri, stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas, stadiumi i qytetit në Suharekë, stadiumi i qytetit në Han të Elezit, stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë./Arbresh.info/
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...