Ish-ministri i FSK-së, Agim Çeku thotë se Kosovës një ushtar i kushton 17 euro në ditë. Në këtë mënyrë sipas tij, aktualisht është i pamundur të bëhet i detyrueshëm shërbimi ushtarak.
Ish-kryeministri ka dhënë arsyet për këtë.
‘Një ushtar kushton 17 euro në ditë dhe është shumë problem shërbimi i detyrueshëm ushtarak”, tha Çeku.
“S’mund të implementohet te ne në këto rrethana që i kemi. Në situatën reale që e kemi është shumë zor që serbët t’i përgjigjen ftesës për me shku me shërbyer në ushtri pa detyrim ligjor apo pa arrestim dhe shkakton tensione të panevojshme”, tha ai për RTK-në.
Çeku thotë se ka ardhur koha për “shërbim vullnetar ushtarak”.
“Nuk është reale, nuk është e nevojshme dhe nuk është e kohës. Koha i ka skaduar shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Është koha për shërbim vullnetar ushtarak”, shpjegoi ai.
Policia zbulon substancë narkotike në burgun e Dubravës, kat...
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë