Ministria e Kulturës i është drejtuar Dioqezës Rashkë-Prizren dhe Peshkopit Teodosije me një shkresë zyrtare për bashkërendim në ndërhyrjet e nevojshme për restaurimin e sanimin e dëmeve në Manastirin e Basnjkës.
Dioqeza Rashkë-Prizren kishte refuzuar që institucionet e Kosovës të sanimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës në Zveçan, të shkaktuara nga sulmi terrorist i datës 24 shtator, përcjell Arbresh.info.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka ftuar autoritetet e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë që bashkëveprojnë për këtë qëllim.
“Zotimin e dhënë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të datës 27 shtator 2023 për sanimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës në Zveçan, të shkaktuara nga sulmi terrorist i datës 24 shtator, po e konkretizojmë më shkresën zyrtare drejtuar Dioqezës Rashkë – Prizren. Konform detyrimeve, autorizimeve kushtetuese dhe ligjore ftojmë autoritetet e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë për bashkërendim të veprimeve deri në ndërhyrjet e nevojshme restauruese për sanimin e dëmeve në këtë aset të trashëgimisë kulturore”, ka shkruar Çeku./Arbresh.info

Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë