Njësitë policore gjatë vikendit në rajonin e Mitrovicës kanë intervenuar në pesë lokacione të ndryshme në rastet e të shtënave kryesisht në ahengje familjare, ku janë konfiskuar katër armë dhe janë arrestuar katër persona.
Reagimi i shpejt policor ka rezultuar me identifikimin e lokacioneve në Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri, ku ishin raportuar të shtënat, ku fillimisht ka rezultuar me gjetjen provave materiale të gëzhojave, si dhe konfiskimin e katër armëve të ndryshme, një pushkë automatike, dhe tri pistoleta.
“Katër persona të dyshuar janë arrestuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës, ’’përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, thuhet në komunikatë.
Pas procedurave të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.
Policia apelon te të gjithë qytetarët që të mos përdorin armë në ahengje, çdo shkrepje arme, rrezikon qytetarët, pronën, çdo plumb godet një cak.
Gjykata i liron 10 të dyshuarit për manipulim me vota në raj...
Upamecano do ta vazhdojë kontratën me Bayernin
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...