Ish-fituesja e medaljes së artë në “Rio 2016”, Majlinda Kelmdeni, bashkë me ish-ambasadorin e Kosovës në Bullgari, Edon Cana, kanë vizituar krerët e UÇK-së në Hagë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Cana, i cili në një fotografi të postuar me Kelmendin shkroi “me heroinën tonë te heronjtë tonë”.
Nuk dihet nëse ka qenë edhe trajneri i mirënjohur u xhudos, Driton Kuka, i cili dje bëri paralajmërimin se bashkë me Majlinda Kelmendin do ta vizitojnë ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, ish-deputetin Rexhep Selimi e ish-luftëtarin Nasim Haradinaj.
Ajo që dihet është se Kuka e Kelmendi kanë udhëtuar për në Holandë ku do të promovojnë suksesin e Kosovës në xhudo si dhe për dakordimin e programit drejt Lojërave Olimpike në Paris me federatat e Holandës dhe Gjermanisë.

Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...