Çamerie Mazreku nga qyteti i Malishevës ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj, duke u punësuar si inxhiniere softuerike në kompaninë më të madhe të filmave në botë, Netflix.
Ajo është bërë vajza e parë nga Kosova që arrin të punësohet në këtë kompani prestigjioze, duke e shënuar një arritje të rëndësishme për vendin.
Lajmin e ka shpërndarë axha i Çamerisë, Alban Mazreki, në profilin e tij në Facebook.
Ai ka theksuar se Çamerie ka arritur këtë sukses pas përfundimit të studimeve bachelor me nota maksimale në “Columbia University” në New York, në degën e Shkencave Kompjuterike.
“Çamerie Agron Mazreku eshte Malishevasja e parë dhe vajza e parë nga Kosova qe punësohet si inxhiniere softverike (software engineer) në Kompaninë më të madhe të filmave në Amerikë NETFLIX. Çamëria ka përfunduar studimet bachelor në Columbia University në New York me noten më të lartë në drejtimi Shkenca Kompjuterike dhe na bëri krenarë me punesimin e saj dhe lartesimin në karriere. Shpresojmë që shumë vajza në Kosovë tëndjekin shembullin e Çamëris dhe të gjithë të rinjtë tonë t’i shohim lartë e më lartë! Krenarë me ty e gjithë familja jonë. Gëzuar ditelindja dhe punësimi zemra jonë”, shkroi ai./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...