Caktohet masa e paraburgimit për tre personat që sulmuan një person zyrtar

17:15 | 22 Dhjetor 2020

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës me nga një muaj paraburgim ndaj V.M., D.M., dhe E.M., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.

Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se të pandehurit mund të përsërisin sulmin ndaj personelit mjekësor në vendin e punës nëse do të lihen në liri.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara