Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, u mblodh sot nën drejtimin e kryetares Vjosa Osmani, për të shqyrtuar kërkesën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, për t’u përgjigjur në pesë interpelanca.
Pas diskutimeve, Kryesia u dakordua që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të mërkurën, më 21 tetor, në të cilën do të mbahen tri interpelanca, të ftuara nga deputetë të GP të VV-së: ajo në lidhje me pezullimin njëvjeçar të aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, interpelanca lidhur me përfshirjen e Republikës së Kosovës në “Zonën e mini-Shengenit ballkanik”, si dhe interpelanca lidhur deklarimin dhe qëndrimin e Kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Për ditën e mbajtjes së dy interpelancave të tjera, asaj për çështjen “Përfshirja dhe ndarja e liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”, si dhe interpelancës për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”, do të vendoset në koordinim midis kabinetit të kryetares së Kuvendit dhe kabinetit të kryeministrit./arbresh.info/
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin ...
13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgo...
Heqja e masave ndaj Kosovës, Osmani falënderon përzemërsisht...
Dy gra gjenden pa vetëdije në një shtëpi – njëra e vdekur, t...
Policia jep detaje rreth aksionit ndaj bizneseve estetike në...
Aktakuzë ndaj Ramadan Morinës për përfshirje në vrasjen e 34...