Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur që pesë prokurorë nga Departamenti i Përgjithshëm t’i transferojë në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe në Departamentin për të Mitur në Prokurorin Themelore të Prishtinës.
Anëtarët e KPK-së kanë marrë vendim për caktimin e udhëheqësve të Departamenteve në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Ndërkaq, në pozitat e udhëheqësve do të jenë deri më 31 dhjetor të vitit 2016.
Si pikë tjetër e rendit të ditës ishte, caktimi i 22 pozitave për prokurorë të cilët janë në proces të zgjedhjes, në prokuroritë Themelore. Anëtarët e Këshillit vendosën që në Prokurorinë e Prishtinës të dërgohen 4 prokurorë, për Prokurorinë e Prizrenit 5, në atë të Ferizajt 4, të Pejës tre 3, në Gjilan 1, në Gjakovë 2, dhe në Mitrovicë 3.
Po ashtu, gjatë këtij takimi anëtarët e KPK-së, themeluan Komisionin për Rekrutimin e prokurorëve në prokuroritë Themelore të Kosovës. Për kryetar të këtij komisioni u caktua Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ndërsa anëtarë Lulzim Sulejmani, nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Idain Smailji nga Prok uroria e Apelit, Radica Milic nga prokuroria e Mitrovicës si dhe Ikramije Bojaxhiu nga prokuroria e Prishtinës. Ndërsa, për anëtarë rezervë u caktuan, prokurori Besim Kelmendi si dhe prokurorja Bedrije Alshiqi.
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...
Ivanka Trump publikon sërish foto nga Vlora: Shqipëria është...
Nottingham Forest huazon sulmuesin e Napoli
Të hënën protestë e transportuesve në Maqedoninë e Veriut, p...
Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u a...