E pyetur nga gazetarët nëse caktimi i datës 28 dhjetor është bërë në linjë me propozimin e VV-së, presidentja Vjosa Osmani ka mohuar se ka mbajtur anën e partisë në pushtet.
Ajo kujtoi se edhe në vitin 2021 kishte vepruar ndryshe nga kërkesa e kryeministrit Albin Kurti, i cili atëherë kërkonte shtyrjen e zgjedhjeve lokale, shkruan Arbresh.info.
“Siç kanë thënë disa njerëz shumë më të mençur se ne: nëse askush nuk të akuzon për asgjë, atëherë nuk ke qëndruar për asgjë. Në vitin 2021, kur partia në pushtet që kishte më shumë se 50 për qind të votave kërkonte që unë të shtyja datën e zgjedhjeve lokale, dhe kishim një opozitë shumë më të vogël se sa është sot, unë vendosa në favor të kërkesës së opozitës që mos të shtyhej data e zgjedhjeve lokale, pavarësisht se kisha të drejtë kushtetuese të bëja një gjë të tillë. Edhe pse zgjodha datën e favorshme për opozitën, prapë u akuzova se po koordinohesha dhe po ia bëja qefin Kurtit”, ka thënë Osmani.
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia