Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se sulmet personale në mbledhjen e sotme të KQZ-së, sipas tij, nga ata që sa herë u mungojnë argumentet ligjore kalojnë në etiketime, synojnë të krijojnë atmosferë intimidimi ndaj atyre që mendojnë ndryshe.
Në një postim në Facebook, ai ka reaguar kështu pasi përfaqësuesi i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, në mbledhjen e sotme i ka thënë shoqërisë civile: “Mos u zgërdhini, jeni vënë në anën e vrasësve”, derisa ishin diskutimet për moscerfitikimin e Listës Serbe në zgjedhjet e 12 tetorit.
“Ne jemi këtu për parime demokratike dhe integritet zgjedhor, jo për t’iu nënshtruar linçimeve. Përballë standardeve ligjore, akuzat e insinuatat mbesin vetëm zhurmë. E pretendime të tilla të kota mund t’i shoshisim në gjykatë – kurdo që jeni gati, për sa kohë që pranoni t’i respektoni vendimet e saj, edhe nëse nuk ju konvenojnë”, ka thënë Cakolli.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...