Eugen Cakolli nga KDI, bazuar në rezultatet dhe trendin e deritanishëm, Lëvizja Vetëvendosje pritet të sigurojë 56 mandate, tetë më shumë se në zgjedhjet e kaluara, ndërsa PDK do të ketë 23 mandate, LDK 15 dhe AAK 6 mandate.
Sipas tij, Lista Serbe pritet të ketë 9 mandate, ndërsa komunitetet jo-shumicë ndajnë mandatet e mbetura, shkruan Arbresh.info.
Cakolli thekson se me procesimin e votave të mbetura brenda Kosovës, ndryshime të vogla mund të ndodhin mes LVV-së, PDK-së dhe LDK-së. Megjithatë, rreth 50–60 mijë vota nga diaspora mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar, ku LVV mund të arrijë deri në 57 mandate, ndërsa lëvizje të vogla priten edhe te PDK dhe LDK.
Postimi i plotë:
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...