Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha se Gjykata Kushtetuese foli për krizën në Kuvend – por jo aq sa duhej, dhe jo për gjithçka që pritej.
“Për disa pika ishte e qartë. Për disa të tjera, jo mjaftueshëm, thënë së buti. Në fund, një vendim që duket sikur “kënaq” të gjitha palët, por nuk i jep zgjidhje të plotë asnjërës. Dhe përtej çdo norme e interpretimi, problemi i vërtetë vazhdon të jetë mungesa e kulturës politike për konsensus dhe kompromise”, ka shkruar ai në ‘Facebook”.
Ai tha se në rast të bllokadës së re, Presidentja mund t’i drejtohet Gjykatës. “Vetë fakti që kjo lëndë është pranuar, e krijon një precedent të vlefshëm, që, nëse deputetët nuk përmbushin aktgjykimin, Presidentja ka rrugë kushtetuese për t’iu rikthyer Gjykatës”, tha ai.
LEXO EDHE:
Gjykata Kushtetuese urdhëron Kuvendin e Kosovës të përfundojë konstituimin brenda 30 ditësh
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...