Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për procedurën e shpërndarjes së librave në shkollat e Kosovës.
Bytyqi ka thënë se shpërndarja e librave nga ministria e Arsimit është bërë në të gjitha shkollat e Kosovës.
Sipas tij, nëse ndonjë shkollë ka nevojë ende për libra shtesë, ata mund të bëjnë kërkesë në drejtorit e arsimit në komunat e tyre.
“Sipas procedurave ligjore, librat shpërndahen falas për të gjithë nxënësit. Shpërndarja është bërë në bazë të kërkesave. Nëse ka ndonjë mungesë në ndonjë shkollë të caktuar, procedura duhet të jetë që shkolla duhet t’i bëj kërkesë DKA-së për libra shtesë…”, ka thënë Bytyqi.
Ministri Bytyqi, theksoi se të gjitha librat për nxënësit e shkollave të Kosovës janë falas nga MASHT-i, përpos librit të gjuhës angleze për klasat e 9-ta.
“Gjuha angleze e klasës së nëntë nuk është e pajisur nga ministria, përndryshe të gjitha librat janë nga ministria”, tha ndër të tjera ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...