Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim Këshillin Drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK), të udhëhequr nga kryetari i Këshillit, Bedri Xhafa.
Gjatë këtij takimi, numri një i arsimit në Kosovë është informuar rreth punës dhe aktiviteteve që po bën AKK-ja, ku kryetari Xhafa njoftoi se Autoriteti është duke punuar konform planit që kanë, ndërsa theksoi se është shënuar progres në shumë fusha, si në miratimin e standardeve dhe profesionit, dhe në akreditimin e institucioneve që kanë aplikuar.
Ai tha se ditëve në vazhdim do të angazhohemi me të gjithë akterët relevantë në mënyrë që të përgatitemi për raportimin që është planifikuar të bëhet në fund të vitit.
Bytyqi ka shprehur vullnetin e tij dhe të MAShT për të mbështetur punën e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, transmeton Klan Kosova.
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës