Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ministri Shyqiri Bytyqi ka pritur në takim një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Stephanie Eble, shefe e misionit të FMN-së për Kosovën, me të cilët ka biseduar për prioritet e Qeverisë së Kosovës në fushën e arsimit.
Bytyqi pasi ka folur për gjendjen e përgjithshme në arsim dhe hapat të cilët planifikohet që të ndërmerren në përmirësimin e cilësisë, ka vlerësuar ndihmën që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë në sektorin e arsimit në Kosovë.
“Kemi vendosur prioritetet tona në qeverisjen katër vjeçare, në mënyrë që të ndryshojmë gjendjen në arsim. Prioritetet tona janë ndarë në dy pjesë: e para ka të bëj me përmirësimin e cilësisë në arsimin parauniversitar dhe e dyta me arsimin e lartë”, ka thënë ministri Bytyqi.
Ai po ashtu, ka folur edhe për aplikimin e mësimit tërëditor, profilizimin e mësuesve, orientimin e nxënësve të shkollave të mesme të ulëta në bazë të rezultateve që arrijnë gjatë shkollimit, harmonizimin e arsimit të lartë me nevojat e tregut të punës dhe hapa të tjerë, të cilët planifikohet që të ndërmerren gjatë kësaj qeverisje.
Ndërsa, shefja e misionit të FMS-së për Kosovën, Stephanie Eble ka falënderuar ministrin Bytyqi për pritjen, ku u bisedua për arritjet e deritanishme në sektorin e arsimit dhe ndihmën që FMN mund të ofrojë në përmirësimin e politikave arsimore në të ardhmen, në mënyrë që të arrihen rezultate në përmirësimin e cilësisë.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...