Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , Shyqyri Bytyqi ka pritur në takim organizatorët e Konferencës Ndërkombëtare të Studentëve të Universitetit të Prishtinës me temë “Edukimi në Ndërmarrësi”.
Bytyqi ka treguar se gjatë këtij takimi biseduan për aspekte përmbajtjesore e organizative të kësaj konferencës.
Postimi i plotë:
Sot, prita në takim dhe mbështeta organizatorët e Konferencës Ndërkombëtare të Studentëve të Universitetit të Prishtinës me temë “Edukimi në Ndërmarrësi“. Gjatë takimit biseduam për aspekte përmbajtësore e organizative të kësaj Konference, në të cilën do të marrin pjesë edhe studentë të universiteteve nga vende të ndryshme.
Ne ndjehemi krenarë kur dëgjojmë për sukseset e studentëve tanë kudo në evenimente shkencore dhe përkrahja jonë nuk do të mungojë, në punën e tyre kërkimore shkencore, por edhe organizative siç është ky rast.
Synimi ynë është që në Universitetin e Prishtinës të angazhojmë edhe kuadrot tona të dëshmuara me punë kërkimore shkencore jashtë vendit, e që e bëjnë UP-në një institucion prestigjioz dhe të preferuar për të gjithë.
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi