Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyqi ka reaguar pas publikimit të fotografive të kryeministrit Albin Kurti dhe kandidates për Presidente, Vjosa osmani në parkun e Gërmisë me familjet e tyre.
Bytyqi, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në ditë pune, Kurti e Osman dolën në parkun e Gërmisë, me xhipa, truproje dhe në ditë punë, shkruan arbresh.info.
Madje, ai ka shtuar se Kurti dhe Osmani gjetën kohën për piknik, ani pse ekonomia e vendit është në gjendje të rëndë dhe rastet e vdekjeve si pasoj e virusit janë të larta. /arbresh.info/
Postimi i plotë:
Me GJIPA të ZI, rreth 10 prej tyre, e me truproje për në Gërmi me familje, kuptohet në ditë punë.
Ekonomia në greminë, e mbi 10 vdekje mesatarisht në ditë për shkak të pandemisë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani gjetën kohën edhe për piknik. Kësaj i them me pas prioritete në jetë.
* Po e paramendoj histerinë e disave sikur të vepronin të tjerët kështu. Edhe mos të harroj ata nuk kishin të veshur patike! ?
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit