Refki Bytyqi nga NISMA Socialdemokrate ka thënë se gjendja në shëndetësi vazhdon të jetë jo e mirë pavarësisht nëse është bërë diçka e mirë.
Bytyqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se disa të arritura të ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili nuk mund t’i mohojë por barnat ende mungojnë në QKUK, përcjell Telegrafi.
“Një gjë është e sigurt. Buxheti pavarësisht se është rritur për dikasterin e Shëndetësisë, por prapë në QKUK mungojnë barnat esenciale. Nëse shkojmë tash në QKUK shohim pacientë me tiketa që kanë blerë barna në barnatore private”.
Zyrtari i NISMA-s ka thënë se qasja e qeverive të ndryshme deri më tani në raport me shëndetësinë nuk ka qenë e kënaqshme.
“Mjekësia kërkon shërbime 24 orë. Për t’u afruar këto shërbime cilësore duhet të ketë buxhet shumë më të madhe se që ka…Mjekësia ka shpenzime shumë. Kush e di sa të sëmurë mund të ketë ditëve të ardhshme. Duhet të ketë sigurime shëndetësore”.
Bytyqi ka thënë se në Kosovë nuk është vetëm QKUK ajo që ofron shërbime shëndetësore. Sipas tij ka edhe shëndetësi primare dhe sekondare, por sipas tij “është një zinxhirë që nuk po funksionon mirë” në këtë drejtim.
Myftiu Tërnava – politikanëve: Është e papranueshme që njerë...
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të...