Sot u mbajt seanca e Kuvendit në të cilën edhe sot nuk ratifikua Demarkacioni.
E me fillimin e mbledhjes, para objektit të Kuvendit filloi edhe një protestë e organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Inovacion të cilët kërkonin të votohet demarkacioni në mënyrë që qytetarët të lëvizin të lirë.
Në mesin e shumë protestuesve ishte edhe Berat Buzhala i cili në një prononcim për arbresh.info tha se kjo gjendje nuk duhet të vazhdohet sepse vetëm dy shtete nuk mund të lëvizin pa viza e në mesin e tyre është edhe Kosova.
“Arsyeja pse unë po protestoj është që të hapet vendi, prej Rusisë deri në Spanjë vetëm Kosova dhe Bjellorusia nuk mund të lëvizin pa viza në shtete e Bashkimit Evropian”, ka thënë Buzhala./Arbresh.info
Kurti dhe kabineti qeveritar bëjnë homazhe në Prekaz për 28-...
Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Qëndresa e tyre përmbysi sh...
Pas dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, reagon ...
Ndryshimet në qeverinë “Rama”, 7 ministrat e rinj betohen pa...
Shumë qytetarë mblidhen në Prekaz, fillojnë homazhet për dit...
Disa persona e grisin flamurin në sheshin “Adem Jashari” në ...