Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina, është shprehur mjaft e pakënaqur në lidhje me ligjin për pensionistët, duke theksuar që janë duke u shkelur të drejtat e tyre.
Sipas Pantinës, buxheti aktual i Kosovës, po të kishte një shpërndarje më të mirë, do të mjaftonte për të ofruar një shumë të dinjitetshme për pensionistët.
“Z.Foniqi përfaqëson më së miri ose shpërfaq mënyrën se si pushteti po i trajton ata që e ndërtuan shtetin. Mos të harrojmë që themelet e këtij shteti nuk janë vendosur nga lufta dhe pas luftës, por ishin edhe gjenerata e z.Foniqi, qoftë gazetarët, arsimtarët etj. Këta nuk po kërkojnë lëmoshe mirëpo të drejtën e tyre”
“Në qoftë se ndërpriten pagat e dyta për shumë zyrtarë, që mbajnë nga dy tre poste, qoftë në borde apo diku tjetër, do të kishte mjaft buxhet për të kompensuar kontributin për pensionistët. Buxheti është i kufizuar mirëpo nuk është i shpërndarë mirë, p.sh. në qoftë se kemi 2 km më pak autostradë brenda vitit, buxheti do të mjaftonte për një jetë të dinjitetshme për pensionistët” ka thënë Shqipe Pantina në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës.
Tutje Pantina ka adresuar kritika ndaj qeverisë edhe në lidhje me kthimin e fondeve nga Serbia, çështje e cila sipas saj duhet të diskutohet në Bruksel.
“Opozita ka kritika ndaj qeverisë aktuale që nuk ka bërë sa duhet për këtë kategori. Përveç kësaj kjo qeveri duhet të adresonte çështjen e kthimit të fondeve, që përveç kontributit 15 vjeçar, kjo gjeneratë të merr edhe kontributin për vitet tjera. Kjo çështje duhet të diskutohet në Bruksel” deklaroi Pantina.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...