Gazetari nga Shqipëria, Andi Bushati, ka thënë se rasti i arrestimit dhe deportimit të gjashtë turqve nga Kosova vërteton akuzat e politikanit zviceran, Dick Marty kundër ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që sot janë udhëheqës shtetërorë.
Bushati është treguar i ashpër dhe deportimin e turqve e ka cilësuar si vepër banditeske.
“Ish komandantet që sot drejtojnë Kosovën dhe që kanë urdhëruar një rast flagrant rrëmbimi personash (6 qytetarët turq të kërkuar nga Erdogani) kanë vërtetuar me këtë akt të gjitha akuzat e bëra më parë ndaj tyre nga serbët, Dik Marti, apo hetuesit ndërkombëtarë”, shkruan Bushati në Facebook.
Ky është postimi i plotë i tij:
Ish komandantet që sot drejtojnë Kosovën dhe që kanë urdhëruar një rast flagrant rrëmbimi personash (6 qytetarët turq të kërkuar nga Erdogani) kanë vërtetuar me këtë akt të gjitha akuzat e bëra më parë ndaj tyre nga serbët, Dik Marti, apo hetuesit ndërkombëtarë. Pse kur janë në gjendje të veprojnë si banditë nën petkun e shtetarit, nuk e paskan bërë më keq edhe nën uniformën e luftëtarit ??? Turp
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane