Tërmeti që goditi Kroacinë mëngjesin e sotëm, ka prekur të gjithë.
Pamjet e qytetarëve të Zagrebit, të dalë jashtë nga frika e tërmetit 5. 4 shkallësh që goditi në orët e para të ditës së sotme, në këtë kohë kur virusi COVID-19 po rrezikon shumë jetë njerëzish, ka prekur edhe ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Ai në Facebook ka publikuar një fotografi nga materniteti në Zagreb, ku shihen nënat me fëmijët e tyre në duar.
“Kohët e vështira zbulojnë se sa e madhe është dëshiroja për jetën. Kjo është një foto nga materniteti në #Zagreb pak minuta pas tërmetit që goditi mëngjesin e sotëm #Kroacinë. Vështirë se na rrok imagjinata një pamje më tragjike se kjo, sidomos në kushtet e reja të luftës me virusin e padukshëm. Lutjet tona janë për popullin mik kroat, në këto çaste jashtëzakonisht të vështira”, ka shkruar Bushati./arbresh.info

Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...