Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, po qëndron në një vizitë zyrtare në Bursa të Turqisë.
Vizita në këtë qytet turk është bërë me ftesë të kryetarit të kësaj komune Recep Altepe.
Sipas një njoftimi nga kjo Ministri, Abrashi dhe kryetari Altepe nënshkruan një Memorandum të Mirëkuptimit, përmes të cilit komuna e Bursës përkatësisht Qendra e Arteve dhe Aftësimeve Profesionale, Busmek, zotohet se do t’i ndihmojë Qendrat e Aftësimeve Profesionale të Kosovës në zgjerimin dhe modernizimin e kapaciteteve të trajnimit në profile të ndryshme.
“Këto Qendra do të pajisen me makina të rrobaqepësisë dhe pajisje tjera të avancuara, ngritjen profesionale të trajnerëve, trajnimin e kandidatëve në profile specifike në Turqi, mbështetje në zhvillim të kurrikulës, mbështetje në arritjen e standardeve dhe licencimin e kualifikimeve. Po ashtu ky memorandum përfshin mbështetje individuale dhe grupore të kandidatëve të certifikuar që kanë ide biznesi për integrimin e tyre n? ? tregun e punës”, thuhet në njoftim.
Abrashi duke falënderuar komunën e Bursës si dhe Shoqatën”Kosova dhe Shkupi”, shprehu bindjen se një marrëveshje e tillë është e mirëseardhur për të sjellë përvojat e aftësimeve profesionale turke në Kosovë, si parakusht i zhvillimit ekonomik.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...