Edhe në këto zgjedhje numri i grave, të cilat po kandidojnë për pozitën e deputetes, është dyfish më i vogël sesa ai i burrave. Derisa në Ligjin për Barazi Gjinore parashihet përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, një gjë e tillë nuk po ndodh në Kosovë, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Vetëm 343 femra janë në listat e partive politike për pozitën e deputetit në zgjedhjet e 6 tetorit, kurse numri i burrave është 724, dyfish më i madh. Derisa zyrtarë të subjekteve politike janë zotuar se do t’u japin hapësirë edhe grave në pozitat e larta në vend, kjo gjë nuk është parë as në këto zgjedhje, edhe pse qasja e barabartë e burrave dhe e grave në vendimmarrje vlerësohet si parakusht i domosdoshëm për një qeverisje demokratike. Së fundmi, ka pasur edhe kritika ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili është akuzuar për shkelje të së drejtës për trajtim të barabartë të grave në të drejtat e tyre.
Instituti i Kosovës për Drejtësi gjatë ditës së djeshme ka reaguar ndaj këtij Komisioni, i cili po vazhdon t’i shkelë garancitë kushtetuese dhe ligjore sa i përket barazisë gjinore, kryesisht në trajtimin e barabartë të grave në të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes. “Si KQZ-ka, ashtu dhe partitë politike kanë injoruar thirrjet e IKD-së për zbatimin e obligimit ligjor, që përfaqësimi gjinor të promovohet në kuotën prej 50%, ashtu siç përcaktohet në Ligjin për Barazi Gjinore.
Të premten edhe Avokati i Popullit rreth shqetësimeve të ngritura nga IKD-ja qysh prej zgjedhjeve nacionale të vitit 2017 ka njoftuar se ka parashtruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjegjësisht në Departamentin e Përgjithshëm, padi me kërkesë për masë të përkohshme përkitazi me shkeljen nga ana e KQZ-së të së drejtës për trajtim të barabartë të grave në të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes”, është thënë nga IKD-ja.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës