Mjeku popullor i njohur në opinion si Burdushi, është vizituar dje në qendrën e paraburgimit në Prishtinë nga monitorues të KMDLNJ-së, kjo me ftesë të avokatit të tij mbrojtës, raporton Gazeta Express.
Përmes një njoftimi të dërguar për media, u bë e ditur se Hysri Peqani ka thënë para monitoruesve se s’ka vërejtje për kushtet në këtë qendër, derisa shtoi se stafi sipas tij sillen korrektë e nuk e diskriminojnë.
:Sipas tij, ankesa e vetme është për padrejtësitë që po i bëhen atij duke e mbajtur padrejtësisht dhe me prapavija të tjera në paraburgim. Ai pohoi se qëllimi i vetëm është marrja e disa pronave të tij dhe se me arrestimin dhe mbajtjen e tij po duan që të kenë publicitet. Ai, ka thënë se veprimtaria e tij është legale, mjekësi sociale (85/14), këshillëdhënëse, nga e cila posedon dokumenatcionin për trajtimin e secilit që ka kërkuar ndihmë tek ai”, shtohet tutje.
“KMDLNj , pas vizitës dhe bisedës me të paraburgosurin Hysri Peqani konstaston se te drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria në rastin konkret janë në pajtim të plotë me ligjet në fuqi , me dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ndërkaq që nuk paragjykon fajësinë apo pafajësinë e të paraburgosurit , pa një vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente. Edhe sa i përket marrjes së pronave të të paraburgosurit Peqani , gjykata merr vendim për këtë ndërkaq që i paraburgosuri nuk është i privuar nga e drejta për mbrojtje, si për dëshmim të pafajësisë , ashtu edhe për mbrojtje të pasurisë dhe pronës, përkohësisht të sekuestruar”, thuhet në komunikatë.
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale