Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komisionit Shtetëror për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit, ka thënë se çështja e definimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka përfunduar.
Ai ka theksuar se pa u vendosur gurët në kufij dhe me pajtimin e të dyja palëve, nuk mund të quhet se ka përfunduar demarkimi i kufirit më Malin e Zi.
“Nuk mund të ketë vendosje të njëanshme të gurëve në kufij, kjo s’mund të ndodhë”, ka deklaruar Bulliqi në televizionin publik.
Ai tha se Kosova ka mjaft fakte që dëshmojnë se është bërë gabim demarkimi i kufirit, dhe po pret që qeveria e re të ndërmarrë hapa konkret në mënyrë që të nis korrigjimi.
“Është një marrëveshje e cila e obligon rishikimin e kufirit”, deklaroi Bulliqi.
Sa u përket akuzave se Bulliqi me kauzën e tij për kufirin e ka lënë Kosovën të izoluar dhe pa liberalizim, ai tha se kjo është e pavërtetë.
“Kufiri s’ka qenë kriter, kjo u dëshmua se Kosova nuk e mori liberalizimin e vizave edhe pas demarkimit. Liberalizimi s’ka ndodhur për shkak se nuk është luftuar korrupsioni”, tha Bulliqi.
Sipas tij, Kosova do të ketë mjaft punë edhe në demakrimin e kufirit me Serbinë, që është vija më e gjatë kufitare.
Sipas tij në këtë rast nuk do të duhet të ketë shumë komplikime, dhe tha se Kosova ka mjaftueshëm fakte se ku është vija kufitare.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...