Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, e ka marrë një vendim për ta shkëputur ndriçimin publik jashtë zonave urbane.
Kjo me qëllim që të kursehet energjia elektrike dhe të ju ndihmohet ekonomive familjare.
Bulliqi në një intervistë në Edicionin Special tha se shpenzimet e energjisë në ndriçimin publik arrijnë në 20 mijë euro në muaj apo sa shpenzojnë 200 ekonomi familjare.
“Ne kemi një linjë relativisht të gjatë të ndriçimit publik nëpër fshatrat tona dhe përafërsisht neve si komunë na kushton 20 mijë euro në muaj shpenzime të energjisë. Në qoftë se këtë kosto e kthejmë në ekonomi familjare del përafërsisht shpenzimet e 200 ekonomive familjare”.
“Dhe besoj që në qoftë se shkëputen 200 ekonomi familjare atëhere kjo do të ndihmojë në kursimin e energjisë elektrike”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...