Kandidati për kryetar të Komunës së Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, në emisionin DPT te Fidani ka thënë se i ka kapluar frika Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe se akuzat tyre drejtuar Bulliqit, vijnë si rezultat i frikës.
“Frika i ka kapluar njerëzit që janë ardhur vonë në LDK. Veprimet e Isa Mustafës seriozisht e kanë cenuar integritetin territorial të shtetit si për shembull nënshkrimi i asociacionit të Komunave”, është shprehur Bulliqi.
“Akuzat e tyre vijën nga frika dhe janë të pabazuara. Unë mendoj se populli në zgjedhjet e tetorit ua tregoj LDK’së se ku e kanë vendin”, ka thënë Bulliqi.
Tutje, Bulliqi thotë se ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, i ka bërë dëm Aleancës në Podujevë.
“Unë mendoj se Haradinaj i ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh degës së Aleancës në Podujevë”, shtoi Bulliqi.
Presidenti i Iranit: Mbështetja e Putin na frymëzon në këtë ...
E premtja sjell përkeqësim të motit: reshje në gjithë vendin...
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...