Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur se kanë nisur procedurat e tenderimit për ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike në Llap.
Me anë të një postimi në Facebook, Bulliqi theksoi se puna në terren pritet të nisë brenda pak javësh.
“Nisin procedurat e tenderimit për ndërtimin e Pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë. Me përmbylljen e kësaj faze, pritet që puna në terren të nisë brenda pak javësh, duke e bërë këtë projekt një realitet për qytetarët e Podujevës. Një investim i rëndësishëm për sportin dhe rekreacionin në komunën tonë”, ka shkruar Bulliqi./Arbresh.info
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...
Gjuajtën me armë zyrtare jashtë detyrës, IPK suspendon dy po...
Irani ndalon eksportet e çelikut
Aksion policor në tri rajone, arrestohen pesë persona për fa...