Bujar Ejupi është zgjedhur në krye të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.
Kështu u vendos sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, teksa lexoi emrat që kanë qenë në këtë garë tha se propozimi i tij është që Bujar Ejupi të emërohet drejtor i përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.
“Në listë kanë qenë Ersen Shileku, Petrit Mehmeti, Bujar Ejupi dhe Arianit Islami, i cili deri më tani ka ushtruar detyrën e drejtorit të këtij institucioni.
Bazuar në kualifikimet e kërkuara për këtë pozitë unë i rekomandoj Qeverisë së Kosovës që për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të emërohet Bujar Ejupi”, ka
thënë Abrashi.
Ky propozim mori të gjithë votat për, asnjë kundër, dhe asnjë abstenim./arbresh.info/
Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre në Ministrinë e K...
Sveçla: Kujtimi për viktimat e marsit 2004 është obligim i p...
Shqipëria shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit, reago...
Lulzim Hetemi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Ko...
Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjen vendimtare nda...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...