Ish-kryetari i komunës së Lipjanit, Shukri Buja është dënuar sot me 3 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Ai pas shqiptimit të dënimit ka thënë se shpreson që të liberalizohen vizat.
“Pas dënimit tim shpresoj të liberalizohen vizat”, ka thënë Buja duke e quajtur ratin e tij të orkestruar politikisht.
“Por jam skeptik sepse orkestruesit e ndjekës tonë nuk po ndiqen. Janë njerëzit e politikës që nuk e duan konkurrencën politike. Nuk e akuzoj askënd me emër”, shtoi ai.
Ky rast është në mesin e rasteve të shënjestruara për liberalizim të vizave.
Buja akuzohej nga Prokuroria për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga komuna e Lipjanit me kompaninë “NEË Co Feronikel Complex LL. C.”.
Bashkë me Bujën të akuzuar në këtë rast janë edhe Nebih Zeqiri, Halit Gashi, Fahri Retkoceri, Hasim Vishesella, Edmond Rexhepi, Driton Avdiu, Burim Kodra, Bajram Rizani dhe Magbule Sadiku./arbresh.info
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...