Vullnet Bugaqku nga KDI ka komentuar kërkesën e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se dorëzimi i saj në formë elektronike është në përputhje me ligjin, pavarësisht se është bërë në një ditë jo pune.
“Nuk ka asnjë pengesë që proceduralisht të dorëzohet një kërkesë, qoftë në formë elektronike, qoftë nëpërmjet postës apo edhe në kopje fizike”, ka deklaruar Bugaqku në rtv dukagjini, duke shtuar se “edhe nga Gjykata Kushtetuese sot është konfirmuar një kërkesë e tillë”.
Ai ka shpjeguar se gjykata, bazuar në rregulloren e saj të punës, ka disa hapa proceduralë që duhet të ndjekë gjatë shqyrtimit të kërkesës.
“Gjykata ka afat që brenda 60 ditësh t’i japë përgjigje kërkesës dhe brenda këtij afati kohor mund t’i ftojë palët për komentet e tyre mbi këtë çështje”, ka thënë më tej Bugaqku.
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...
Rinumërohen 62% e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, proc...
Malisheva sot përballet me Dynamo Kyiv në miqësore në Turqi
Mbingarkohet emergjenca në Prishtinë