Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka kërkuar që për shkak të rritjes së temperaturave ekstreme të merren masa mbrojtëse ndaj punëtorëve.
Sipas, BSPK-së temperaturat po vazhdojnë të rriten dhe të bëhen ekstreme ku siguria dhe mirëqenia e punëtorëve të ndërtimit janë në rrezik të madh.
BSPK beson se mbrojtja e punëtorëve është një përgjegjësi e përbashkët e partnerëve socialë.
“Në raste kur punëtori duhet të punojë në goditje të drejtpërdrejta të rrezeve të diellit, punëtori konsiderohet i pambrojtur nga menaxhimi i sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë e drejtpërdrejtë. Punëtorët duhet të kenë pajisjet e duhura mbrojtëse dhe veshja e përshtatshme për punë në kushte të tilla ekstreme”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës është i përkushtuar në avokimin për mbrojtje ligjore dhe rregullore më të forta që trajtojnë ekspozimin ndaj nxehtësisë për punëtorët e ndërtimit, duke theksuar nevojën për masa legjislative gjithëpërfshirëse.
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri
Nga kjo ditë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë ...
Kosova nis përgatitjet anti-Sllovaki
Negociata të mundshme me Iranin, Netanyahu dhe JD Vance bise...
Hoti pret në takim shefen e UNICEF-it në Kosovë, diskutohet ...