Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës edhe njëherë ka paralajmëruar se nëse nuk miratohet ligji për njohjen e statutit të mësimdhënësve të viteve 1990-1999, dhe nëse nuk implementohen ligjet aktuale që mbrojnë të drejtat e punëtorëve, do të radikalizojnë veprimet e tyre, duke mos përjashtuar as grevat dhe protestat.
Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi përmendi të gjitha ligjet që ndikojnë direk në mirëqenien e punëtorëve të cilat, sipas tij, nuk po implementohen. Ndër ligjet për të cilat ai thotë se duhet të miratohen urgjentisht, është ai për mësimdhënësit e viteve të 90-ta. “Të gjithë mësimdhënësit të cilët kanë punuar gjatë kohës së viteve të ’90-a duhet t’u njihet ajo pjesë e punës pasi ata kanë dhënë kontributin e tyre, por duhet dhënë edhe të tjerat benificione në mënyrë që të mos kemi probleme”, ka thënë Arifi.
Kurse përfaqësuesi i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj tha se nëse nuk miratohet ligji për mësimdhënësit e viteve të 90-a, ai paralajmëroi se do të futen në grevë. “Ligji nëse vazhdon kështu, mësimdhënësit e Kosovës do shkojnë në grevë”, tha Jasharaj. Amendamenti i Ligjit të Punës, Ligjit të KES-it, Ligjit mbi Grevat dhe Ligjit mbi Organizimin Sindikal, janë disa nga kërkesat e BSPK-së, për të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, në të kundërtën thanë se do të marrin veprime sindikale.
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...