BSPK mbështet kërkesat e sindikalistëve Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), përmes një komunikate për media thotë se mbështetë kërkesat e të gjithë sindikalistëve të federatave/sindikatave në kuadër të BSPK-së, që kanë të bëjnë me Draft Ligjin e Pagave.
“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes kësaj komunikate kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe akterët kompetent që sa më shpejtë çështjet e adresuara nga sindikatat të zgjidhen, në të kundërtën do detyrohemi që të ndërmarrim veprime të përgjithshme sindikale në kuadër të BSPK-së për realizmin e kërkesave të punëtoreve, gjithmonë duke u mbështetur në të drejtat që i jep Ligji mbi Organizmin Sindikal dhe Ligji mbi Grevat”, ka paralajmëruar BSPK.
Njëherit, BSPK kërkon nga Qeveria të ndërmerr masa dhe të reflektoj ‘sa më shpejtë në përmirësimin e këtyre lëshimeve në mënyrë që të mos përshkallëzohen pakënaqësitë dhe të na sjellin në një situatë kur pothuajse të gjitha profilet e punëtorëve të shërbimeve publike në vend të ndërmarrin veprime radikale të presionit sindikal’.
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para