Drejtuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) sot kërkuan nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës për njohjen e stazhit të punës për të gjithë punëtorët e periudhës 1990-1999, të cilët ishin larguar dhunshëm nga vendet e punës prej autoritetit serbë në atë kohë. Shumë prej tyre të cilët kanë dalë në pension aktualisht nuk po arrijnë të marrin pensionin e plotë për një vit, për 6 muaj mungesë të stazhit.
Kështu u tha në konferencën për media të organizuar nga BSPK, në të cilën u fol edhe për pagën minimale e cila sipas tyre nuk duhet të jetë më e kategorizuar por të jetë paga në vlerë të një shporte për 5 anëtarë të një familje.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi, theksoi se paga minimale e kategorizuar përfundimisht duhet të hiqet nga Këshilli Ekonomik Social (KES) dhe mos të jenë të diskriminuar punëtorët me nga 170 euro. Kjo sipas tij duhet të jetë më e dinjitetshme.
“Ne si BSPK sot do të kërkojmë në Këshillin Ekonomiko Social se kategorizimi duhet përfundimisht të hiqet sepse nuk ka treguar rezultate, përkundrazi ka qenë një diskriminim dhe sigurisht se edhe në Këshillin Ekonomiko Social do të diskutohet sot për k? ?të çështje dhe të shohim se cila do të jetë paga minimale në të ardhmen”, theksoi Arifi.
Kjo sindikatë tashmë e ka kërkesën për pagën minimale dhe do të shihet gjatë dialogimit mes dy partnerëve, punëdhënës dhe Qeveri se çfarë mund të arrihet për këtë kategori të pagave. Arifi kërkon vlerën e pagës për një shportë të familjes 5 anëtarësh.
“Si BSPK kërkesat tona janë të jetë një pagë që një familje me 5 anëtare shporta e tyre sa e ka koston dhe nga ajo shportë ta nxjerrim një pagë minimale për punëtorët e Kosovës”, deklaroi Arifi.
Kurse, Arifi ka ngritur edhe çështjen e kërkesës së BSPK-së për pranimin e stazhit për të gjithë punëtorë që ishin ta larguar nga puna gjatë viteve t ë ‘90-ta. Në atë kohë padrejtësisht në vitet e ’90-ta janë larguar pa fajin e tyre nga vendi i punës dhe tani po mbesin pa realizuar pensionin e tyre të plotë.
“Kërkesa jonë ndër tjera kërkesa ka qenë pranimi i stazhit për të gjithë punëtorët në Kosovë të viteve ‘90-’99. Deri më tani edhe pse kemi quar shkresa përveç që kemi dialoguar aty ka ngelur dhe nuk ka avancim në këtë drejtim… Sepse atëherë padrejtësisht në vitet e ’90-ta janë larguar pa fajin e tyre nga vendi i punës dhe tani shumë punëtorë po mbesin pa realizuar pensionin e tyretë plotë për shkak se ato vite janë vite të stazhit të tyre. Dikujt po i mungon stazhi 1 vjet, 6 muaj e dikujt tri vjet”, deklaroi Arifi.
Arifi theksoi se Qeveria duhet të mendoj në këtë d rejtim dhe pa hezitim me ngulm kërkohet nga këto institucione ta pranoj stazhin e punës të këtyre viteve për të gjithë punonjësit.
Ai ka folur edhe për amandamentimin e ligjit të punës. Arifi tha se tek lehonitë qëndrimi i BSPK-së, është të jetë pushimi lehonisë 12 muaj dhe asesi nëntë muaj. Lehonat duhet të paguhen 4 muaj e gjysmë nga punëdhënësi, 4 muaj e gjysmë nga shteti dhe tre muaj pa pagesë.
Arifi ka folur edhe për rrjedhën e privatizimit të ndërmarrjeve në Kosovë dhe për listat e punëtorëve që janë realizuar për alokimin e mjeteve. Sipas tij, në proces të privatizimit ishin 330 ndërmarrje. Janë realizuar 103 milionë euro për punëtorët nga ish AKM dhe tash AKP.
Trump kërcënon të aktivizojë “Aktin e Kryengritjes”
Arrestohet brenda pak orësh i dyshuari për vjedhjen e një ve...
Po e pyet ChatGPT-në për shëndetin? Ja kur është ide e mirë ...
Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet për një...
Ministri i Jashtëm danez: Blerja e Grenlandës nga SHBA jasht...
Alba flet për Limin dhe Dolcen: Ndihem e shkatërruar, s’ësht...