Bashkimi Evropian është i interesuar që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë dhe sa më shpejtë të jetë e mundur të arrihet ndonje marrëveshje.
Për BE-në heqja e taksës dhe vazhdimi i dialogut janë paralele, thonë burimet e të përditshmes serbe Tanjug.
BE si pengesë për vazhdimin e dialogut e sheh vetëm taksën 100 përqind, kurse sa i përket Statutit të Trepçës, që u votua së fundmi në Kuvendin e Kosovës, nuk ka ndonjë përgjigje, transmeton Indeksonline.
Dy vite më parë, pala e Kosovës në bisedime kishte hedhur poshtë që të diskutohet pronësia e Trepçës.
Si ndërmjetësues të dialogut, BE janë shprehur të gatshëm për të vazhduar për të punuar që sa më shpejtë të arrihet një marrëveshje mes dy shteteve.
Po ashtu dy komisionarët evropianë, Federica Mogherini dhe Johannes Hahn janë të interesuar që të arrihet një marrëveshje, pasi që misioni i tyre përfundon në fund të këtij viti dhe dëshirojnë ta përmbyllin me sukses.
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...