Bashkimi Europain që nga shtatori, pasi zyrtarët e tij të kthehen nga pushimi vjetor, do të jetë më këmbëngulës ndaj Serbisë.
Brukseli është i vendosur që në fazën e anëtarësimit të Serbisë në BE, theksin ta vë në çështjen e Kosovës, marrëdhëniet me Rusinë dhe sundimin e ligjit, transmeton Koha.net.
Sipas “novostionline”, nga disa vende ka presione që në rendin e ditës të vihet sa më shpejt kapitulli 31 që merret me politikën e jashtme, të sigurisë e të mbrojtjes e që ka të bëjë kryesisht me marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë.
Në këto presione, thotë portali nga Beogradi, prijnë Polonia dhe vendet baltike nga të cilat Estonia kryeson BE – në deri në fund të vitit.
Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia insistojnë që në këto fusha Beogradin sa më shpejt ta ndajnë nga Moska me kushtëzimet në procesin negociator. Kështu, pritet që deri nga janari i vitit të ardhshëm të nisin presionet serioze për trajtimin e “çështjes ruse” .
Sa i përket Kosovës, Brukseli kërkon lëvizje të reja me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve dhe BE pret shumë nga dialogu i brendshëm në Serbi për Kosovën.
Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën përcillet posaçërisht përmes kapitullit 35.
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...