
KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA
Britania e Madhe do të investojë 27 milionë euro në një fabrikë për procedimin e panxhar sheqerit në qytetin e Skenderajt.
Përmes një komunikate Komuna e Skenderajt ka njoftuar se të mërkurën më 24 qershor Ambasadori Britanik Ruairi O’Connell do ta vizitojë Skenderajn ku do të njoftohet për së afërmi.
“Të mërkurën, 24 Qershor, nga ora 9:00, Ambasadori Britanik Ruairi O’Connell do të vizitojë Komunën e Skenderaj dhe do të takojë Zëvendës Kryetarin e Komunës, Fadil Nura.
Ambasadori do të jetë i shoqëruar nga përfaqësuesit e kompanisë “DarkStar” dhe do të ketë kënaqësinë të njoftojë për investimin e ri Britanik në Kosovë. “DarkStar” do të fillojë një biznes të ri në Skenderaj, do të ndërtojë fabrikën për procesimin e panxhar sheqerit, ndërtimi i cilit do të zgjas 8 muaj.
Investimi i ri Britanik në Kosovë do të kapë vlerën prej afro 27 million euro. Ky biznes do të punësojë 400 punëtorë dhe në mënyrë indirekte do të punësojë disa mijëra bujq në regjionin e Drenicës”, thuhet në komunikatën e Komunës së Skenderajt.
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici
ZYRTARE: Endrick i bashkohet Lyonit në formë huazimi
Fantastike/ Ernest Muçi shkëlqen në Turqi dhe hyn në histori...
“Aptamil” me bakterie të rrezikshme, AUV kërkon tërheqjen n...
Polici mori ryshfet nga shtetasi serb që t’ia mundësojë hyrj...