Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, është takuar sot me baroneshën britanike, Arminka Heliq, ku temë e takimit ishin zhvillimet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës sa i përket viktimave të dhunës seksuale në konfliktin e fundit në Kosovë.
Ministri e njoftoi baroneshën Heliq për gjithë procesin e trajtimit të kësaj kategorie, deri në fillimin e njohjes dhe verifikimit të statusit të kësaj kategorie që zyrtarisht ka nisur më 5 shkurt të këtij viti.
Ministri e njoftoi gjithashtu rreth numrit të aplikacioneve të pranuara dhe atyre të trajtuara për këtë kategori.
Reçica tha se viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë do të vazhdojnë të gëzojnë trajtim meritor duke u ofruar atyre qasje të lehtë në të gjitha shërbimet, sigurim e shërbime shëndetësore të mirëfillta, përparësi në punësim dhe aftësim profesional, arsimim kualitativ, rehabilitim, etj.
Baronesha Heliq tha se Kosova ka bërë hapa para në këtë drejtim duke u shndërruar në lider në rajon sa i përket trajtimit të duhur të kësaj kategorie dhe ofroi mbështetjen e plotë të Britanisë së Madhe për të bashkëpunuar.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër