Në fshatin Sojevë të Ferizajt, breshëri dhe shiu kanë shkaktuar dëme të mëdha, njofton Klan Kosova.
Kryetari i Sojevës, Sylejman Syla, ka bërë të ditur se pasditen e sotme atje është lënduar edhe një fshatar pasi mbi të kishin rënë disa pjesë ndërtesash.
“Për fat të mirë, gjendja e të lënduarit tani është e mirë, ai është kthyer në shtëpi pas intervenimit që ka marrë në spital”.
Syla ka deklaruar se dëmet e shkaktuara nga era atje janë të konsiderueshme dhe deri tani nuk e dinë sa është vlera e tyre.
“Kemi dëme, shumë objekte janë dëmtuar gjithashtu edhe sera. Ka shtëpi të cilat nuk kanë pullaze pasi janë dëmtuar nga era e madhe”.
“Institucionet e Komunës janë lajmëruar menjëherë me mundësit e veta. Jemi duke u munduar të ju ndihmojnë fshatarëve”, ka thënë Syla.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë