Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, brenda tri orë e gjysmë, në autostradën “Arben Xhaferi”, janë shqiptuar 20 gjoba për tejkalim të shpejtësisë.
‘Njësia për Kontroll të Autostradave në vazhdim të implementimit të planeve operative, nga ora 09:30 deri 12:00 ka realizuar kontroll të shtuar në matjen e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve në autostradën “Arben Xhaferi”. Me ç’rast ka shqiptuar 20 gjoba për tejkalim shpejtësie, ku në zonën e kufizimit të shpejtësisë 120 km/h janë identifikuar shoferë duke drejtuar mjetet me shpejtësi 223 km/h dhe 236 km/h, të njëjtit janë gjobitur me nga 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, njofton Policia e Kosovës.
Tutje, Policia e Kosovës ka theksuar se apelon te pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, t’i respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor, si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës për të pasur një siguri më të madhe në trafik./arbresh.info/
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...
Fitore e madhe e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, “T...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë