Komuna e Vitisë njofton se ka shpallur një ditë zie më 11 qershor 2025, në nderim të tre të rinjve që humbën jetën tragjikisht.
Në njoftim thuhet se gjatë ditës së mërkurë, flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe do të pezullohen të gjitha aktivitetet kulturore, sportive e festive.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Vitisë,
Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftoj se këto ditë, komuna jonë është tronditur nga tri humbje të mëdha. Brenda vetëm tre ditësh, kemi humbur tre të rinj vitias – bij e bija të kësaj toke, që u ndanë nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe tragjike.
Kjo dhimbje është e papërshkrueshme dhe ka prekur thellë secilin prej nesh. Në nderim të jetës së tyre dhe për të shprehur solidaritetin e institucioneve dhe të gjithë qytetarëve me familjet që po përballen me këtë dhembje të madhe, shpall të mërkurën, 11.06.2025 DITË ZIE në Komunën e Vitisë.
Gjatë kësaj dite:
• Flamujt në të gjitha institucionet komunale do të ulen në gjysmështizë;
• Aktivitetet kulturore, sportive dhe festive do të pezullohen;
• Institucionet dhe qytetarët do të nderojnë kujtimin e të rinjve tanë me heshtje dhe respekt të thellë.
I ftoj të gjithë qytetarët e Vitisë të bashkohen në këtë ditë zie, për të nderuar kujtimin e të ndjerëve dhe për të qëndruar pranë familjeve të tyre, duke ndarë dhembjen me solidaritet dhe dashuri njerëzore.
Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të prekura. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen dhe i pastë të ndjerët në mëshirën e Tij.
Me respekt dhe dhembje të thellë.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...