Pakoja e projektligjeve që lidhen me Reformën e Administratës Publike, Projektligji për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore, Projektligji për Zyrtarët Publik dhe Projektligji për Pagat i hapë rrugë zbatimit të reformës dhe modernizimit të administratës publike në Kosovë.
Kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë takimit me ministrin e Administratës Publike, Mahir Jagxhilar.
Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, kryeministri Haradinaj vlerësoi se miratimi i këtyre projektligjeve është i rëndësishëm edhe për zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit dhe përfarimin me agjendën evropiane.
Kryeministri Haradinaj, tha se Projektligji për Paga ka kosto financiare, por garanton ruajtjen e nivelit të pagave për të gjithë të punësuarit në administratë publike dhe të punësuarve tjerë publikë në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë.
Ndërkaq, ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar, e njoftoi kryeministrin Haradinaj për procesin e deritashëm për hartimin e këtyre projektligjeve, duke theksuar se në muajin qershor të këtij viti do të përcjell në Qeveri pakon ligjore të 3 ligjeve bazike të administratës publike./Arbresh.info
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...