Policia e Kosovës e ka ndaluar një furgon të tipit “Renault Master”, me targa të Serbisë.
Brenda tij zyrtarët policorë i kanë gjetur 1 mijë e 300 litra derivate të naftës, të cilët dyshohet se po kontrabandoheshin.
Njëkohësisht në targa të automjetit nuk ishin të vendosura ashtu siç kërkohet sipas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, për targat.
Rastin ka ndodhur në zonën e fshatit Tresavë në Leposaviq, rreth orës 8:00.
“Sot më datë 26.10.2021, rreth orës 08:50, Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht patrulla e stacionit për mbikëqyrje të kufirit – Leposaviq ka ndaluar një furgon, “Renault Master” ngjyrë blu me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull me iniciale T.E. (viti i lindjes 2000)”.
“Gjatë kryerjes së detyrave të rregullta patrulluese në zonën e fshatit Tresavë policia ka ndaluar personin e dyshuar të lartcekur me iniciale dhe me adresë vendbanimi në Novi Pazar – Republika e Serbisë, i cili dyshohet se kishte kryer veprime të kundërligjshme, kalim të paautorizuar të kufirit dhe dyshohej për kontrabandë”.
“Gjatë kontrollit të brendshëm të automjetit (furgonit) u konstatua se i dyshuari transportonte derivate prej rreth njëmijë e treqind (1300) litrash, si dhe në automjetin e tij me targa të Serbisë nuk kishte të vendosura stikersat në targa”.
“Rasti është iniciuar nga autoritetet kompetente policore për procedura të mëtejme ligjore. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e veprave penale në përgjithësi dhe realizimin me profesionalizëm të detyrave dhe autorizimeve ligjore dhe kushtetuese”. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...