Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se të hënën në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë realizuar 550 vaksinime, ndërkohë vaksinimi është zhvilluar edhe në komunat tjera.
MSH njofton se numri i përgjithshëm i të vaksinuarve në nivel vendi është 57,615.
“Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin”, thuhet në njoftim.
Ministria njofton se të hënën ka pranuar edhe 3510 vaksina që janë pjesë e asistencës së BE-së për vaksinimin kundër COVID-19 në Kosovë.
Krahas planit të vaksinimit, MSh u bën thirrje qytetarëve që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19.
Regjistrohuni në platformën: https://ekosova.rks-gov.net/, si forma më e mirë dhe më e shpejtë për të u regjistruar për Vaksinim. /arbresh.info/
Për lehtësimin e aplikimit në platformën eKosova, mund të i referoheni video udhëzimeve në vegëzat si më poshtë:
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër