Policia e Kosovës raporton se brenda 24 orëve janë zhdukur tri vajza në vend.
Sipas Policisë, njëra është raportuar e zhdukur në fshatin Lupç të Podujevës, tjetra në Prizren dhe në fshatin Klinavc të Klinës, shkruan Arbresh.info.
“Fsh. Lupç, Podujevë 03.10.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovar me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj, viktima femër kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.”
“Rr. Tahir Sinani, Prizren 17.07.2023 – 05:30. Ankuesja femër kosovar me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj, viktima femër kosovare me datën 17.07.2023 ka dalë nga shtëpia, nuk është kthyer më dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.”
“Fsh. Klinavc, Klinë 09.10.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovare me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...