Policia e Rajonit të Prishtinës ka shtuar kontrollet në trafik si pjesë e planit operativ për rritjen e sigurisë rrugore.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Njësiti i Trafikut Rajonal ka shqiptuar 166 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë ngasjen nën ndikimin e alkoolit, mungesën e patentë shoferit dhe tejkalimin e shpejtësisë.
“Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga njësiti i trafikut rajonal janë shqiptuar 166 gjoba , të ndryshme :-ngasje nën ndikimin e alkoolit 5 gjoba, ngasje e automjetit të pa regjistruar 15 gjoba, ngasje e automjetit pa patent shofer 6 gjoba, për tejkalim të shpejtësisë 75 gjoba, etj”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se këto kontrolle do të vazhdojnë edhe më tej, gjatë gjithë vitit, në të gjitha rrugët e rajonit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve në trafik./Arbresh.info
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...