Prokurori i Shtetit, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej nëntëdhjetepesë (95) aktakuza, kundër njëqindenjëzetedy (122) personave të pandehur.
Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzetë (20) personave, për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...